Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë e lidh Shqipërinë me sezonin e dytë të serialit të njohur “Bridgerton”?!

Tani e dimë se sezoni i dytë i serialit të njohur “Bridgerton” do të ndjekë Penelopen e dëshpëruar për të mbajtur sekret identitetin e saj të Lady Whistledown nga shoqja e saj më e mirë Eloise. “Bridgerton” është vendosur në ‘Epokën e Regjencës’ e cila u shtri nga 1795 deri në 1837, bazuar në romanet e dashura të Julia-s.

Sezoni i dytë do të pasojë romanin e dytë të Quinn, i cili ndjek kërkimin e Lord Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) për dashurinë. Lordi Anthony dëshiron të gjejë një grua të përshtatshme për të mbajtur emrin e familjes së tij, pasi ia vë syrin Edvinës së sapoardhurit, motra e saj Kate është e vendosur të ndalojë bashkimin e tyre.

Duke qenë se seriali shumë i suksesshëm ‘’Bridgerton” ka filluar së transmetuari në Netflix me sezonin e dytë dhe është i vendosur rreth viteve 1800 dhe përkon me Epokën e Regjencës. Gjatë episodit të parë të sezonit të dytë, përmendet edhe Shqipëria. Colin përmendet se ka shtuar edhe Shqipërinë në itinerarin e tij të udhëtimeve në të gjithë botën.

Sezoni i dytë që tani mund ta ndiqni në Netflix, ka të bëjë me marrëdhënien midis Viscount Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) dhe trashëgimtares Kate Sharma (Simone Ashley). Sezoni i parë arriti një shikueshmëri të lartë ndërsa pritet që suksesshëm të vazhdojë edhe sezoni i dytë.

Kujtojmë gjithashtu se Nicola, e cila luan Penelope Featherington në Bridgerton, foli për personazhin që u zbulua si shkrimtarja e thashethemeve Lady Whistledown në finalen e sezonit të parë. Ajo tha:

Ajo është gruaja më e fuqishme në Londër. Shpesh, ne i perceptojmë thashethemet si një shpikje shumë moderne por në të vërtetë nuk është ashtu. Kur gratë nuk kishin zgjedhje në jetën e tyre, kjo ishte gjithçka për të cilën ato konsideroheshin të mira. Pra, pse të keni turp të merrni pjesë në të?