Celebrities Fashion Gossip

Çfarë e lidh Britney Spears me Donatella Versace-n? Mos po përgatitemi për një dasmë?!

Për martesën e Britney Spears me Sam Asghari, ylli i popit po kërkon ndihmën e një ikone të modës për të dizajnuar fustanin e saj. Një lajm i bukur ky, të cilin këngëtarja zgjodhi që ta bënte vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram nga edhe kishte shkruar se:

Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë hahaha. Donatella Versace po bën fustanin tim ndërkohë që ne flasim. Natën e mirë njerëz!

Pavarësisht se ajo kishte pozuar me një fustan ngjyrë rozë, ajo e mohoi faktin se ai do të ishte fustani i saj i martesës. Edhe pse Spears ka qenë prej kohësh një fanse e madhe e markës së njohur ‘Versace’. Në muajin maj, Donatella, motra e themeluesit të markës, Gianni Versace, postoi një rikthim të ëmbël të Britney-t të veshur me ‘Versace’ në fillim të viteve 2000.

Ky është një rikthim nga koha kur ajo erdhi në shfaqjen time në vitin 2002, duke u dukur magjepsëse në ‘Versace’. Nuk do ta harroj kurre kur erdhe dhe qendrove me mua Britney, ti ishe dhe do te jesh gjithmone magjike!

Vlen për t’u përmendur se këngëtarja e hitit ‘Toxic’ u fejua në muajin shtator me aktorin Sam Asghari pas më shumë se katër vitesh lidhje. Po atë muaj një burim u shpreh për  ‘PEOPLE’ se fituesja e Grammy dëshironte që të martohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo do të donte një ceremoni plazhi në një vend tropikal. Do të jetë një dasmë e vogël.

Kjo do të jetë martesa e tretë e tekstshkrueses së njohur 39-vjeçare. Ajo u martua me mikun e fëmijërisë Jason Alexander në vitin 2004 dhe ish-çifti u nda po atë vit. Këngëtarja dhe Kevin Federline, me të cilin ka edhe dy djemtë Sean Preston dhe Jayden James, u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan në 2006.