Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ish-banorja Françeska Murati u shpreh se bashkëshorti i saj dhe ish-banori Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, ku Bardhi nuk ka mundur të kalojë dot. Në përgjigjen e saj Françeska nuk ka ngurruar të ‘thumbojë’ edhe Sara Gjordenin, ish-banoren dhe partneren e Bardhit.
Alesia Bami: A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo
Françeska: Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi
Ish-banorja Françeska Murati, përveçse e shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel pasi është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale. E duket se ndjekësit e saj janë shqetësuar për faktin që ajo nuk poston foto me të shoqin. Këtë e ka treguar Murati ditën e sotme përmes një postimi në “Instastory”.