Selena Gomez ka ndarë përjetimet e saj personale mbi ndjenjën e bukurisë në një intervistë ekskluzive për PEOPLE, gjatë eventit Rare Impact Fund Benefit, që u zhvillua në Los Angeles më 24 tetor. Këngëtarja e njohur zbuloi se ndihet më e bukur kur është e rrethuar nga ata që i do më shumë, si familjarët e saj.
Ajo shprehu se momentet e mëngjesit, veçanërisht ato kur zgjohet pranë motrës dhe gjyshërve, janë ato që e bëjnë të ndjehet e veçantë.
Ndihem më e bukur kur zgjohem, sepse jam me njerëz të dashur
Duke theksuar rëndësinë e lidhjeve emocionale me ndjenjën e vetëvlerësimit.
Gomez gjithashtu mbajti një fjalim të ndjerë me një mesazh të fortë në këtë event, ku theksoi qëllimin e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për shëndetin mendor të të rinjve në mbarë botën. Ajo theksoi se ëndrra e saj e përhershme ka qenë të ndihmojë njerëzit dhe të krijojë një ndikim pozitiv në jetët e të tjerëve.
Ky angazhim i artistes për shëndetin mendor dhe rëndësia e lidhjeve personale pasqyron jo vetëm një përkushtim për vetveten, por edhe për të tjerët, duke e bërë atë një model frymëzues për shumë.