Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë sipas Raportit të Lumturisë Botërore, një studim që promovon qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Në këtë raport, të pyeturit vlerësuan jetën e tyre në një shkallë nga 1 në 10, duke e renditur Finlandën me një rezultat prej 7.7.
Vendet skandinave vazhdojnë të dominoni renditjen, ndërsa SHBA dhe Gjermania ranë jashtë 20 vendeve të para. Në anën tjetër, Afganistani mbante vendin e fundit me një rezultat alarmant prej 1.7.
Ambasadori finlandez në Gjermani, Kai Sauer, thekson se faktorë të tillë si barazia gjinore, besimi në institucionet, dhe nivelet e ulëta të korrupsionit kontribuojnë në lumturinë e finlandezëve. Finlanda ishte vendi i parë në botë që u dha grave të drejta të plota për votim dhe kandidim në zgjedhje që nga viti 1906.
Një studim i vitit të kaluar nga një gazetar për Reader’s Digest, që testoi ndershmërinë në 16 qytete globale, zbuloi se Helsinki ishte më e sinqerta, me 11 nga 12 kuletat të ktheheshin, kjo pasi në qytete raportohej se kishin humbur 12 kuleta me para, dhe në kryeqytetin e Finlandës u kthyen 11 prej ktyre. Sipas Transparency International, Finlanda renditet si vendi i dytë më pak i korruptuar në botë, pas Danimarkës.
Arsimi i shkëlqyer dhe kujdesi shëndetësor universal janë gjithashtu faktorë kyç në ndjenjën e lumturisë në këtë vend. Finlanda ka një sistem arsimor që renditet i teti në botë sipas Rishikimit të Popullsisë Botërore të OKB-së. Ndërsa shërbimet shëndetësore nuk janë plotësisht falas, ato janë të përballueshme për shumicën e popullsisë.
Një aspekt interesant i kulturës finlandeze është përdorimi i saunave. Me rreth 3.5 milion sauna për një popullsi prej 5.5 milion, finlandezët shpesh përdorin këto hapësira për të relaksuar dhe për t’i larguar mendimet negative. Të gjitha ndërtesat qeveritare kanë sauna, dhe një ekspozitë në Berlin e organizuar nga ambasada finlandeze, e cila feston kulturën e saunës, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, me të gjitha seancat të rezervuara.
Finlanda vazhdon të jetë një model për vende të tjera në lidhje me mënyrën si arrihet lumturia, përmes politikave të qëndrueshme, barazisë sociale, dhe një kulture që promovon shëndetin mendor.