Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Para disa ditëve 28-vjeçarja ka gjetur kohë që t’ju përgjigjet disa pyetjeve të fansave rreth jetës private dhe karrierës.
E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Tuna teksa i bëri edhe tag artistes. Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”. Disa ditë më vonë të dyja bukuroshet konfirmuan bashkëpunimin e tyre dhe treguan për ndjekësit se kanë nisur të punojnë mbi videoklipin e këngës, i cili do të titullohej “Melaqe”.
Epo duket se pritjes i erdhi fundi, pasi të dyja këngëtaret kanë postuar në ‘Instagram’ një promo të këngës duke zbuluar kështu datën dhe orën e publikimit, që është më afër nga sa mendonit. Kënga do të publikohet sot në orën 18:00 dhe të gjithë jemi kurioz të dëgjojmë bashkëpunimin e tyre të parë.
Kohëve të fundit, Fifi është kritikuar për ‘mbipostimin’ sipas ndjekësve të saj të video-ve me partnerin dhe për këtë ka reagur vetë Fifi. E në mesin e gjithë fjalëve, këngëtarja ka zgjedhur të postojë një shprehje që përshtatet situatës së saj.
Fifi gjithashtu sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Gent Fatali.