A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të thotë vija e zezë që shfaqet në mesin e barkut tuaj teksa jeni në një pritje të ëmbël? Kjo vijë ndryshe e quajtur “Linea nigra” është një linjë e errët vertikale që shfaqet në lëkurën e stomakut të një gruaje shtatzënë dhe më shpesh quhet “vija e shtatzënisë”.
Ajo shtrihet nga kërthiza deri në organet gjenitale, por mund të shtrihet edhe në gjoks. A shfaqet te të gjitha shtatzënat “Linea nigra”? Rreth 80% e shtatzënave do ta kenë këtë linjë, por mund të jetë pak a shumë e dukshme në varësi të ngjyrës së lëkurës. Shtatzënat me lëkurë më të errët kryesisht kanë këtë linjë më të theksuar, në krahasim me ato me lëkurë më të hapur.
Kjo është për shkak se njerëzit me lëkurë të errët kanë më shumë pigmentim se ato me lëkurë të hapur. Kur shfaqet “linea nigra” gjatë shtatzënisë? Ndodh kur hormonet tuaja rriten gjatë shtatzënisë. Në shumicën e shtatzënave, linja errësohet mjaftueshëm aq sa mund të duket në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Para se të errësohet, vija quhet “linea alba” ose “vijë e bardhë”. Çfarë e shkakton dhe kur zhduket?
Kjo linjë formohet kur nën ndikimin e estrogjenit, melanina prodhohet më shumë në trupin e një gruaje shtatzënë, kështu që thithkat dhe rajoni gjenital bëhen më të errëta. Kjo linjë zhduket me kalimin e kohës pas lindjes. Nëse nuk largohet pas disa muajsh pas lindjes, konsultohuni me mjekun dhe dermatologun për të ndërmarrë hapa sipas këshillave të ekspertëve.