Bota Botë e Çuditshme

Çfarë duhet të dini për shiun e meteorëve Leonid!

Shiu i Meteorëve Leonid arrin pikun midis mesnatës dhe agimit, duke ofruar mundësinë e përsosur për të dalluar një “yll” që shuhet. Astronomët thonë se mund të ketë deri në 10 meteorë të dukshëm çdo orë ndërsa Toka kalon nëpër bishtin e kometës Tempel-Tuttle. Leonidët, të cilët do të jenë aktivë deri më 30 nëntor, janë cilësuar si shiu i meteorëve më “pjellor” i vitit.

Nëse kushtet atmosferike do t’ua lejojnë, ata mund të shihen me sy të lirë. “Yjet” që bien nga qielli mund t’ua pengojnë t’i shihni mbulesa e reve ose ndotja nga drita apo shkëlqimi i hënës. Vendi më i mirë për të parë meteorët mund të jetë larg qyteteve të mëdha, ku ndotja nga drita nga dritat e rrugëve shpesh e shkatërron spektaklin.