Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Çfarë duhet të dini për procedurën dermaplaning që Victoria Beckham përdor për lëkurën e fytyrës së saj!

Stilistja e njohur Victoria Beckham përdor për lëkurën e fytyrës së saj një procedurë të njohur si dermaplaning, e cila konsiston në gërvishtjen e butë të shtresës së sipërme të lëkurës me një bisturi 10-gauge. Kjo procedurë heq qelizat e vdekura të lëkurës, qimet e fytyrës dhe papërsosmëritë e vogla. Me fjalë të tjera, fytyra është e rruar.

Disa nga përfitimet e kësaj procedure kozmetike janë heqja e qelizave të vdekura të lëkurës, mund të përmirësojnë strukturën dhe tonin e lëkurës. Dermaplaning gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e shfaqjes së shenjave të akneve. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se procedura nuk do të heqë plagët e thella.

Megjithatë, ajo ka edhe rreziqe, të tilla si skuqje, ënjtje dhe ndjeshmëri e lëkurës, njolla të errëta të përkohshme në lëkurë, irritim i lëkurës, veçanërisht te njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe prerje në lëkurë, të cilat mund të shkaktojnë dhëmbëza.

Së fundmi, edhe aktorja e njohur Eva Mendes ka zbuluar se praktikon dermaplaning. Aktorja u shpreh se:

Kam marrë shumë komente nga gra që kanë rruar fytyrat e tyre për vite, mendoj se ‘dermaplaning’ është fjala e duhur dhe më pëlqen.

Rikujtojmë, se Victoria ka folur së fundmi hapur edhe për ndërhyrjet estetike Ajo e pranoi në vitin 2017 se kishte zmadhuar gjoksin pas spekulimeve në rritje nga fansat që kishin vënë re ndryshimet e saj fizike. Në një intervistë për “Allure”, nëna e 4 fëmijëve pranoi se i vjen keq për ndërhyrjen kirurgjikale, duke pranuar se e ka të vështirë të flasë rreth kësaj teme me vajzën e saj 12-vjeçare Harper.