Health & Beauty

Çfarë duhet të dini për konsumimin e ujit me gaz!

E konsumoni shpesh ujin me gaz? Nëse po, i dini vetitë e mira apo të këqija që ka? Uji me gaz në fakt mund të jetë një alternativë e mirë në vend të pijeve të gazuara, por a është i shëndetshëm?

Të gjithë e dimë rëndësinë e pirjes së mjaftueshme të ujit për të qëndruar të hidratuar veçanërisht nëse keni një mënyrë jetese aktive. Për disa njerëz, sidoqoftë, pirja e ujit duket e mërzitshme kur ka kaq shumë pije të tjera për të zgjedhur.

Uji me gaz është një alternativë e njohur dhe është më i shëndetshëm se pijet e tjera të gazuara ose alkooli. Një dietologe nga Orlando, Florida, Gabrielle Tafur ka shprehur se:

Uji i gazuar mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për t’u hidratuar pa marrë një sheqer të panevojshëm. Është e rëndësishme të dini përbërësit për t’u siguruar që nuk ka gjithashtu sheqer të shtuar dhe përbërës të tjerë. Së pari, jo të gjithë ujërat me flluska janë njësoj. Uji i gazuar zakonisht vjen në forma të ndryshme dhe mund të përmbajë ëmbëlsues alternativ për t’i dhënë atij një aromë të ëmbël. 

Pra uji i gazuar është i shëndetshëm vetëm atëherë kur nuk ka përbërës të tjerë të cilët mund t’i lexoni në listën përkatëse në të gjitha shishet që blini.