Në episodin e tretë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio fokusi ka qenë tek historitë e disa qytetarëve në lidhje me rrezikun që kanë përjetuar për shkak të aksidenteve rrugore. Drejtoria e shërbimeve të transportit rrugor pranon se 55 përqind e aksidenteve ndodhin në rrugët urbane kryesore dhe dytësore. Pranohet gjithashtu se 27 përqind e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të faktorit mjedisor dhe 8 përqind për shkak të defekteve në makinë.
Pjesë e shkëputur nga podcast-i:
Jemi në studio me një qytetar i cili di ta dallojë shumë mirë dhe e ka kuptuar shumë mirë se çfarë do të thotë 1 minutë gabim, 1 minutë neglizhencë, 1 moment kur zhvendos vëmendjen.
Mynyr Hastoçi: Më 1 prill së bashku me familjen isha për një pushim në fundjavë në Korçë. Po kthehesha nga Korça rreth orës 14:20. Ishin dy makina, një para dhe një pas. Unë isha pas, vetë në timon bashkë me familjen. Unë isha pas vetë në timon, bashkë me familjen, nusen dhe 2 fëmijët dhe kunatën (nusen e vëllait).
Anila Hoxha: Pra, në automjet sa persona gjendeshit?
Mynyr Hastoçi: 5 persona. Kisha bashkëshorten në vend të parë, ishte shtatzanë dhe 2 fëmijët dhe kunatën në sediljen mbrapa.
Anila Hoxha: Të gjithë me rripat e sigurisë?
Mynyr Hastoçi: Po, të gjithë me rripat e sigurisë. Ishim me një shpejtësi 35-40 km/orë, që duket edhe nga raporti i ekspertizës, që është bërë në terren. Isha në drejtim të Tiranës. Përballë vjen një automjet tjetër tip fugon, futet në krahun e kundërt timin. Vjen përplaset 50 m përpara dhe vjen skic. Godet.
Anila Hoxha: Ishte me mbishpejtësi apo kreu parakalim?
Mynyr Hastoçi: Ai ishte me mbishpejtësi, parakalim të kundërt, spostoi.
Anila Hoxha: Pra përplaseni kokë më kokë?
Mynyr Hastoçi: Po, goditja ishte në shpejtësi dhe mjeti ishte me mallra. Goditja ishte deri aty sa në punë sekondash aty u krijua një gjendje e tmerrshme. Goditja ishte shumë e madhe. Drejtëpërdrejtë vjen në spostim, aq e madhe sa mjeti që drejtoja unë u shtyp totalisht para dhe ai mjeti nga përpara vjen e godet edhe nga anësorja. Të gjithë njerëzit ranë gati në disa sekonda pa ndjenja. Kunata që ishte mbrapa doli para xhamit. Unë theva krahun. Nuk dilja dot nga timoni. Nuk gjenim dot asnjë telefon. U bllokua rruga.
Anila Hoxha: Po bashkëshortja dhe vajzat?
Mynyr Hastoçi: Vajzat ishin poshtë. Kanë ardhur disa banorë që u bllokua rruga që i nxorrën vajzat dhe pashë dhe bashkëshorten që u përmend pak. Doli edhe kunata që ishte në gjendje të rëndë. Lajmëruan erdhi policia, ambulanca. Por mjeti që na goditi ishte në gjendje më të rëndë. Vajtëm në spital të Pogradecit. Gjendja ishte shumë e rëndë, e kunatës. E 2 vajzave dhe e nuses, unë krahun e kisha të thyer. Na çoi vëllai në spital. Ndryshon jeta e njeriut komplet.
Anila Hoxha: Ktheve kokën? I pe fëmijët?
Mynyr Hastoci: Pashë fëmijët. Mezi e mbaj mend. Kunata ishte shumë sëmurë. Ishte pa ndjenja. Vajza e madhe ishte më keq. Ishte gjendje lufte. Aksidenti është tamam gjendje lufte. U trajtuam 2-3 orë në spital dhe u nisëm drejt traumës me ambulanca dhe me mjete tona.
Anila Hoxha: Kërkove hetime për këtë aksident? Ngrite kallzim penal ndaj palës tjetër?
Mynyr Hastoçi: Pala tjetër ka qenë rëndë gjatë gjithë kohës me informacionet që kemi. Ishte një familjar nga zona e Linit, Pogradecit. Nuk kemi pasur kontakt por nëpërmjet prokurorisë ai ndodhet në gjendje të rëndë bashkë me një pasagjer tjetër që ka qenë përpara.
Anila Hoxha: Të dy janë rëndë?
Mynyr Hastoçi: Të dy janë rëndë. Por shoferi është më rëndë sipas raportit të prokurorisë. Ka mbetur në karrocë. Ka qenë shumë shpejtë sipas raportit, ka qenë i alkoolizuar, i kanë bërë matjet nëpërmjet gjakut, sepse ishte në gjendje të rëndë ai. Prokuroria ka shpallur fajtorin. Në momentin që ai do të bëhet mirë është me arrest. Se aty ishte vizë e pandërprerë. Parakalimi ishte komplet i gabuar në krah të kundërt.
Anila Hoxha: Mynyr, ne jemi të gjithë përdorues rruge, herë si kalimtar, herë si drejtues automjeti. Çfarë mësove nga ky aksident automobistik?
Mynyr Hastoçi: Momentin që hipën në timon duhet të jesh shumë i përgjegjshëm njeriu. Së është një mjet sikur të marrësh një armë dhe të qëllosh dikë, kaq e rëndë është. Në rastin tonë ishte 5 veta që pothuajse kemi ngelur. Një pjesë e kemi kaluar por një pjesë janë akoma me trauma.
Anila Hoxha: Vajzat e vogla?
Mynyr Hastoçi: Vajzat janë bërë gati 7 muaj dhe akoma vazhdojnë edhe kur marr vajzat në makinë rrinë dhe thonë “kujdes kujdes”. Mbetet ajo tërë kohës se pavarësisht ka kaluar.
Anila Hoxha: Kunata, u bë më mirë?
Mynyr Hastoçi: Më mirë është. Vazhdon terapitë që kontrollohet se kështu e kanë një herë në gjashtë muaj. Se ka patur goditje në kokë shumë. Në atë zonë është zonë malore pak janë edhe rrugët shumë të ngushta, të them të drejtën. Pavarësisht se shpejtësia aty ishte e lejuar deri në 40 km në orë, ai mund të ketë qenë 80-90 km në orë me një mjet të pasigurt.
Anila Hoxha: Çfarë iu shpëtoi ju?
Mynyr Hastoçi: Në aksident përvec pjesës Zotit që i thonë, makina ishte e sigurtë, ishte një makinë e madhe dhe rripat e sigurimit. Ishte shumë e sigurtë. Unë pothuajse e ndalova makinën që kur e pashë nga larg. Ka qenë pothuajse i ndaluar kur ka ardhur dhe ka bërë goditjen.
Anila Hoxha: Drejtëpërdrejtë?
Mynyr Hastoçi: Drejtëpërdrejtë. Ballë për ballë ka ardhur i spostuar. Ishtë nje fugon mallrash me ngarkesë dhe bëri goditjen.
Anila Hoxha: Faleminderit për mesazhin shumë domethënës për këdo që është përdorues rruge, qoftë ai kalimtar, drejtues automjeti apo edhe pasagjer. Pse them pasagjer?! Sepse rripi i sigurimit, mos harroni duhet vendosur jo për shkak të gjobës, jo nga frika e policisë, jo nga frika e kontrolleve, të postblloqeve të policisë rrugore. Vendose rripin e sigurimit për jetën tënde. Mos harro kur drejton automjetin, një moment ki parasysh në rast se je i dehur apo e ke tepruar apo je nën efektin e alkoolit “mos e harro këtë histori”.