Celebrities Live From Tirana Showbiz

Çfarë do të thotë për La Fazanin që të jesh një artist shumë unik dhe i veçantë, edhe për sa i përket titujve të këngëve?!

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë La Fazani, një artist unik dhe shumë i veçantë në llojin e tij. Prej vitesh ai na ka surprizuar me projektet e tij, që vijnë sa aktuale, aq edhe në një formë satirike. Ai na ka folur më shumë mbi procesin e tij të krijimit dhe planet që ka tani për këngët e tij të reja.

Ti je një artist shumë unik dhe i veçantë, edhe për sa i përket titujve të këngëve. Sa kohë të merr e gjitha kjo?

Një prej punëve që një artist duhet të kryejë, është t’i shërbejë popullit, t’i marrë tematikat e përditshmërisë, fjalë që ne i përdorim në përditshmërinë tonë dhe që jo domosdoshmërisht jemi mësuar që t’i dëgjojmë në vepra apo këngë. Kemi shumë për të thënë e për të folur. Për mua është e natyrshme ta bëj këtë. Nuk më duhet të merrem shumë gjatë që të gjëj një koncept të tillë. Këto gjëra na rrethojnë në përditshmëri dhe mundohem t’i kap e t’i fus në krijimtarinë time.