“Big Brother VIP 3” pati finalen e madhe ditën e shtunë më 25 maj, pas një spektakli që zgjati më shumë se 4 muaj. Një punë kolosale është bërë nga stafi dhe produksioni, që në fund u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm. Për të na folur më shumë mbi sfidat, por dhe disa detaje ekskluzive, ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, regjisori i këtij edicioni Ergys Lubonja.
E ke takuar Eglën pas fitores?
E kam takuar. Shumicën e tyre i njoh, Eglën e kam pasur kolege në Akademi, Julin po ashtu. E kam takuar pasi fitoi. U përqafuam, nuk kishim kohë të flisnim. Ka qenë lojtarja më e fortë. E ka luajtur shumë fort këtë “Big Brother”. Ka pasur ekzagjerime dhe tejkalime, por ky format këtu e ka gjënë e bukur sepse është reale. Njerëzit ashtu janë. Egla nuk luan një personazh që nuk është.
Të martën dhe të shtunën do të ketë post “Big Brother VIP”, çfarë duhet të presim?
Kemi pasur raste me ‘post’ shumë të fortë, por çfarë shpresoj është që të ‘mos bie shi në studio’ (qesh). Ka pasur shumë ngarkesë dhe debate dhe mendoj se duhet të ketë një lloj paqeje. Ka qenë lojë nervash, por me të dalë jashtë shumë gjëra duhet të sheshohen. Çfarë ndodhi aty, le të ngeli aty.