Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Të ulur në divanet jashtë, Heidi Baci ka nisur duke u bërë pyetje Julian Dedës dhe Meriton Mjekiqit. Teksa i pyeti se ‘çfarë do ishin bërë nëse nuk do kishin profesionet përkatëse’, aktori i njohur u shpreh ‘jurist’ dhe moderatori tha ‘boksier’. Nga ana tjetër Heidi tha se do dëshironte të bëhej doktoreshë, ku ndërhyri Juli duke thënë ‘do doja të isha mjek, por s’ka pas mend për këtë’.
Heidi: Çfarë do ishe bërë nëse nuk do ishe bërë aktor?
Juli: Çfarë do doja të isha bërë?
Heidi: Cili do ishte profesioni jot?
Juli: Besoj se do isha një jurist. Sepse unë me këto shkencat ekzakte nuk kam asnjë lidhje
Heidi: Ti Meriton?
Meritoni: Dentist, po edhe sportist
Juli: Ideja është ça do ishe bërë, jo çfarë do doje të ishe bërë
Meritoni: Boksier
Juli: Se ça do doja, do doja të isha mjek, po s’kam pas mend për atë
Heidi: Unë doktoreshë do isha
Juli: Mjek do kisha pas qejf të isha