Lifestyle

Çfarë dëshirojnë në të vërtetë fëmijët nga prindërit, flet psikologia!

Ka disa praktika dhe sjellje që mund të lidhin prindërit me fëmijët. Psikologia Jaimie Bloch, ndau shtatë gjëra pozitive që çdo fëmijë dëshiron nga prindërit e tij.

Bëhuni personi “i sigurt” i tyre. Të gjithë fëmijët duan dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar. Tregojuni se i doni. Fëmijët duan puthje, përqafime dhe të kalojnë kohë së bashku me ju. Ata duan që ju t’u tregoni atyre dashurinë tuaj. Bëhuni modeli i tyre. Fëmijët tuaj duan të mësojnë për botën duke ju parë. Kjo do të thotë se ata do të mësojnë nga ju se si të sillen në marrëdhënie dhe si të mendojnë për jetën. Fëmijët duan të ndihen të pranuar. Pra, pranojini ashtu siç janë, jo ashtu siç dëshironi të jenë. Lërini ata të jenë pjesë e bisedës. Është e rëndësishme që fëmijët të flasin me prindërit e tyre dhe jo vetëm të dëgjojnë zgjidhjet, urdhrat apo mësimet e tyre. Dëgjojini ata në mënyrë aktive. Në shumicën e rasteve, fëmijët thjesht kanë nevojë për një mjedis mbështetës dhe prindër që do t’i dëgjojnë pa i gjykuar.

Kur fëmijët rriten, ata duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Ti nuk po i bën nder fëmijës kur kryen çdo detyrë bazike për ta. Në fakt, duke u mësuar në këtë mënyrë, ata mund të zhvillojnë varësinë ndaj jush apo të tjerëve edhe për gjërat më të vogla (imagjinoni një fëmijë adoleshent që ju pyet për çdo gjë. Adoleshentët shpesh kanë pak kontroll mbi emocionet e tyre dhe megjithëse shumë prindër mund ta shohin këtë si ankth ose rebelim të panevojshëm, këto mund të jenë shenja të fëmijës që lufton me ankthin.

“Prindërit mund të mos dinë gjithmonë se si t’i ndihmojnë fëmijët e tyre kur ata ndihen të shqetësuar ose janë në prag të një sulmi ankthi dhe metodat që funksionin në të kaluarën mund të mos jenë më të dobishme, pasi adoleshentët tani përballen me sfida të reja”-thotë psikologia Natasha Riard.

Pavarësisht moshës, sipas psikologëve, njerëzit që ndihen të shqetësuar kanë një reagim luftarak, mbyllje në vetvete ose krijimit të situatave stresuese. “Të rinjtë shpesh shmangin mënyrën se si ndihen dhe bëjnë çmos që të duken se gjithçka është në rregull. Ajo që shihni në fytyrën ose sjelljen e tyre mund të mos jetë ajo që po ndodh në të vërtetë-theksoi psikologia Lisa Coloca.