Gjykatësi i Sag Harbor, Carl Irace dënoi artistin e famshëm, Justin Timberlake, me 25 deri në 40 orë shërbim në komunitet dhe gjithashtu urdhëroi yllin e popit të lëshonte një deklaratë ku kërkonte falje në të mirë të sigurisë publike. Ai gjithashtu do të paguajë një gjobë prej 500 dollarë.
Timberlake ka nisur gjyqin për incidentin ku policia i hoqi patentën dhe e arrestoi pasi kishte hipur i dehur në timon. Ai ka dhënë një mesazh para mediave për këdo që do e dëgjonte deklaratën e tij.
“Për këdo që po më dëgjon, dua të them që edhe nëse keni pirë qoftë vetëm një gotë, mos hipni në timon. Ka zgjidhje plot. Telefoni një shok, merr një Uber. Ka aplikacione transporti plot. Ky është një gabim që unë bëra dhe shpresoj që asnjë nga ju të mos e bëjë“, tha Justin.
Ai foli gjithashtu për rritjen në një qytet të vogël dhe tha se e kuptonte presionin e arrestimit të tij në Sag Harbor. Artisti falënderoi banorët vendas, forcat e rendit dhe të gjithë të përfshirët në këtë rast që e ndihmuan atë të përballonte vështirësinë.
“Në mbyllje, do të doja të them se ne të gjithë mund të jemi më të sigurt atje dhe unë do të bëj pjesën time. Shpresoj që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”, tha ai.