Kendall Jenner është një nga modelet më paguara në botë, ndërkohë që është pjesë e një prej familjeve më të famshme siç janë Kardashian-Jenner. Por, duket se supermodelja nuk është edhe aq entuziaste për të gjitha arritjet dhe vlerësimet që ka marrë nga ana profesionale. Në një intervistë për Vogue, ajo u shpreh se vuan nga sindroma imposter apo e thënë ndryshe, “sindroma e mashtruesit”.
Unë e kam këtë sindromë, por pse po më ndodh mua? Çfarë bëra për ta merituar?
Kendall Jenner ka qenë gjithnjë e hapur për problemet e saj me shëndetin mendor, gjë që e ka ndihmuar atë të “vlerësojë” më shumë jetën.
Mendoj se jam një nga vajzat më me fat në botë dhe i vlerësoj të gjithë ata që kanë vendosur të më ndjekin. Në karrierën time ndihem vërtet e plotësuar, por së fundmi kam kaluar dy muaj të vështirë. Unë nuk kam qenë vetvetja dhe miqtë e mi e shohin këtë. Jam më e trishtuar se zakonisht. Jam shumë më e shqetësuar se zakonisht. Kështu që nuk do të ulem këtu dhe të sillem sikur gjithçka është perfekte. Kjo është jeta!
“Imposter syndrome”, e njohur si “mashtrim i perceptuar”, përfshin dyshimin për veten dhe aftësitë personale, pavarësisht arsimimit, përvojës, talentit dhe arritjeve. Këta njerëz e kanë të vështirë të besojnë te vetja, nuk mendojnë se janë mjaftueshëm të mirë; dyshojnë te inteligjenca, arritjet apo talenti i tyre.
Nga njëra anë, kjo sindromë mund të ndihmojë për të dhënë gjithmonë maksimumin, për t’u vetëpërmirësuar dhe për të vendosur të tjera standarde gjithnjë e më të larta. Por nga ana tjetër, mund të ndikojë negativisht te mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor. Nga kjo sindromë vuan edhe ylli i muzikës pop Dua Lipa. 28-vjeçarja shtoi se gjen frymëzim tek artistët apo yjet e famshëm që vuajnë nga dyshimi tek vetja. Këngëtarja u shpreh:
Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë dyshime tek vetja dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëj. Nganjëherë sindroma e mashtrimit ndikon keq tek unë. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë.