Ardian Mullai, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, në dëshminë e tij në gjyqin për Gërdecin tha se procedurat u bënë në një kohë të shkurtër, ku MM ngriti një grup pune për të bërë një VKM për demontimin.
‘Ndiqja zbatimin e detyrave, skam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës.
Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, beri një memo për këtë, me pas realizova takimin me kompaninë për metodologjinë e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkesë që t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohe të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, me pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.
Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve ’50 te cilat nuk shiteshin për shkak te vitit te vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimin. Nisi hartimi i një VKM.’- tha Mullai.
Më herët, edhe ish-ministi i mbrojtjes Fatmir Mediu, ka dhënë dëshminë në gjykatë.
Lista e dëshmitarëve sot
Ardian Mullai, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes
Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i
Viktor Përshqeta, ish-ushtarak, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).
Sadik Sula, një ish ushtarak
Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008.
71 dëshmitarë mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse do të merren në pyetje nga GJKKO. Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre”
Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008.