Sport

Çështja e pankinës, Juventus zyrtarizon trajnerin, kontratë deri në vitin 2027!

Tashmë gjithçka është zyrtare, Thiago Motta do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare deklaratën e shumëpritur duke prezantuar teknikun e ri italo-brazilian.

‘Thiago Motta filloi karrierën e tij si trajner në 2018 duke drejtuar një nga ekipet e të rinjve në Paris Saint Germain. Në Itali ai mbërrit në pankinën e Genoas në vitin 2019 dhe më pas drejtoi Spezian dhe Bolonjan. Dy vitet e fundit arriti të shfrytëzojë në maksimum idetë e tij për lojën dhe me të cilat arriti një kualifikim historik për Ligën e Kampioneve’, thuhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.

Ndërkohë vetë trajneri në fjalët e para si bardhezi shprehet se:

‘Jam shumë i lumtur që filloj një përvojë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoi pronarët dhe menaxherët, të cilët i siguroj për të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t’i bërë tifozët të lumtur’.

Duhet thënë se Motta ka luajtur si lojtar me Interin, klub me të cilin ka fituar tripletën në vitin 2010.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)