Tech

CEO i Netflix: “Programet e AI nuk do të zëvendësojnë krijuesit dhe aktorët e filmave…”!

Krijuesit dhe aktorët e filmave nuk do të humbasin vendet e tyre të punës për shkak të Inteligjencës Artificiale. Kështu së paku mendon bashkë-CEO i Netflix, Ted Sarandos. “Unë nuk besoj se ndonjë program i AI do të shkruajë një skenar më të mirë se një shkrimtar i madh, ose do të zëvendësojë një performancë të shkëlqyer, ose se ne nuk do të jemi në gjendje të dallojmë ndryshimin”-ka thënë 59-vjeçari.

Sarandos u emërua bashkë-CEO i Netflix në korrik 2020, duke shërbyer së bashku me themeluesin e kompanisë Reed Hastings. Kur Hastings dha dorëheqjen si bashkë-CEO për t’u bërë kryetar ekzekutiv i Netflix në janar 2023, ai u zëvendësua nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë Greg Peters.

Ju shpesh mund të keni qenë pjesë e një mashtrimi që përdor email që duken sikur kanë ardhur nga një kompani e njohur. Këto email-a janë të rremë dhe përpiqen t’ju bëjnë të dorëzoni të dhënat tuaja personale të cilat mund të përdoren për t’i fshirë llogaritë tuaja në internet.

Sipas mediave të huaja, së fundmi po qarkullon një email i rremë i cili ka synim konsumatorët me llogari në Netflix. “Anëtarësimi juaj ka skaduar. Por, si pjesë e programit tonë ju mund të përdorni Netflix edhe për 90 ditë falas”-thuhet të shkruajë në email. Mashtruesi dëshiron që ju të shtypni një buton të kuq poshtë tekstit ku më pas ju kërkohet të shkruani të dhënat e kartës suaj bankare.

Aplikacioni ju kërkon përdoruesve të mos ndajnë kurrë informacione personale përmes një emaili. Nëse ju tashmë e keni bërë, duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimet tuaja. Rikujtojmë, se Netflix ka informuar përdoruesit se do të ndërpresë plotësisht paketën e tij të përballueshme Basic. Platforma e transmetimit u dërgoi një email përdoruesve duke i informuar ata për një ndryshim të ri në abonime, pra anulimin e nivelit Basic nga qershori i këtij viti.