Aktualitet

Censi/400 mijë shqiptarë më pak e 400 mijë banesa më shumë më 2011-2023!

Teksa numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vitit 2011-2023, sipas rezultateve të Censit, stoku i banesave është rritur me gati 400 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare të censit në vitin 2023, rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin, me një shtesë 57% që nga 2011-ta ku rezultuan 686,405 banesa.

Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 412 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Por, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike.

Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë.

Sektori i ndërtimi është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, duke bërë që për çdo 2.2 banorë të ketë një banesë. Të dhënat me detajuara për banesat dhe popullsinë do të publikohen gjatë muajit dhjetor.

Drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli tha se “Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor”. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme.

Censet kanë ofruar të dhëna të vlefshme për të hartuar politika më të mira në të gjitha fushat, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë. Drejtoresha Dhuli vuri në dukje se Censi plotësoi një nga kushtet për negociatat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të popullsisë.

Ne u përballëm me sfida tha ajo për zhvillimin e këtij censi që nga tërmeti, të pandemia dhe gjetja e punonjësve në çdo njësi gjeografi të vendit. Aplikuam teknologji dhe ndeshëm sfida në marrjen në informacionin në terren. Kemi punuar me seriozitet. Siguria që të dhënat të jenë të mbrojtura ishte një sfidë. Përdorëm një sistem gjeo-hapsinor të digjitalizuar dhe metodologjitë shin të harmonizuara me standardet.