Aktualitet

Censi 2023, 11 mijë pyetësorë të plotësuar në ditën e parë!

Censi 2023, dje në ditën e parë të fillimit të procesit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave u plotësuan 11 mijë pyetësorë. Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli tha se gjatë gjithë ditës, stafi i trajnuar ka qenë i angazhuar në terren ndërsa qytetarët reaguan pozitivisht duke u përgjigjur.

Kujtojmë se pyetësori është i detyrueshëm dhe nëse nuk realizohet do të ketë penalitete. Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë ndëshkohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë për 6 javë ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës e kontrollorë do të jenë në terren.

Sipas ligjit, çdo person, i cili në periudhën që kryhet Censi është banor i territorit të Republikës së Shqipërisë ka detyrimin që të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në një mënyrë të plotë, të saktë e të besueshme. Përjashtimet e vetme janë pyetjet në lidhje me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat mund të zgjidhni opsionin “Preferoni të mos përgjigjeni”.

Anketuesi do të drejtohet në banesë të paktën 3 herë në kohë të ndryshme
Pyetësori ka një modul ku pyeten anëtarët e familjes nëse kanë anëtarë që jetojnë jashtë. Merret informacion kur është larguar, shteti ku është larguar dhe arsyeja pse.

Në pyetësor është një modul që i referohet dhe vizitorëve që mund të ndodhen pranë familjeve tona në ditën e censit apo të gjithë anëtarëve të familjeve që gjatë periudhës së 2 censeve kanë lëvizur jashtë vendit.

Në pyetësor duhet të përfshihet cilindo që është banor i zakonshëm në Njësinë Ekonomike Familjare (NJEF) që po numërohet. Këtu mbahen parasysh anëtarët e NJEF, shokët e dhomës, fëmijët kujdestarë dhe miqtë që zakonisht banojnë aty të cilët ndajnë një ekonominë pjesërisht ose plotësisht të përbashkët.

Duhet të përfshijë gjithashtu njerëz që, për shembull, janë përkohësisht në spital ose jashtë vendit për një periudhë më pak se 12 muaj, por që normalisht jetojnë me ju.

Duhet të renditen gjithashtu personat që vizituan këtë NJEF gjatë natës së Cens dhe ish anëtarët e NJEF të cilët u zhvendosën jashtë vendit në dhjetë vitet e fundit.

Për qëllimet e Cens, “shtëpia” e një studenti është vendi ku ai / ajo jeton ndërsa ndjek universitetin. Nëse studentët nuk jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre shumicën e kohës, vendi i duhur për tu numëruar është në qytetin ose vendin ku jetojnë ndërsa ndjekin universitetin.

Është detyra qytetare e çdo personi të marrë pjesë në Cens. Sipas ligjit, çdo person, i cili në peridhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët e Cens, në një mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme. Përjashtimet e vetme janë pyetjet në lidhje me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat mund të zgjidhni opsionin Preferoni të mos përgjigjeni.

Qytetari që nuk i përgjigjet pyetësorit ka penalitete, por vetëm nëse janë bërë të gjitha përpjekjet nga ana e stafit të INSTAT. Nëse pas tre vizitave nuk do të pranohet t’u përgjigjet pyetjeve dhe nuk u hapet dera anketuesve parashikohen penalitete për ata që nuk pranojnë të japin përgjigje, apo që japin përgjigje të rreme.

Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë, sipas nenit 5 të këtij ligji, me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Censi i vitit 2023 nuk do të kërkojë: shumat e të ardhurave të NJEF; numrat e llogarisë së bankës ose kartës së kreditit; para ose dhurime; çdo gjë që ka të bëjë me partitë politike.