Celebrities Music Showbiz Sport

Celine Dion shkëlqen me performancën e saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris!

Super ylli i muzikës botërore, Celine Dion, është rikthyer në skenë për herë të parë që pasi zbuloi se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Ishte performanca e parë live e Celine Dion në katër vjet dhe erdhi një vit e gjysmë pasi zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë (SPS).

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazëm të muskujve dhe mund të jetë dobësues. Ajo ndikoi gjithashtu në zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm.

56-vjeçarja, shoqërohej nga një pianist në nivelin e parë të Kullës Eifel, poshtë unazave gjigante olimpike të ndriçuara. Ylli i muzikës performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Olympic Games (@olympics)

Celine ka mbërritur në Paris para fillimit të Lojërave Olimpike më 26 korrik. Ajo u pa duke dhënë autografe dhe duke bërë me foto me fansat. Ylli i ‘I’m Alive’ megjithëse do të këndonte një këngë, thuhet se do të marrë një shumë prej 2 milionë dollarë.

Dion shpjegoi se ajo filloi të ndjente efektet e SPS që në vitin 2008, por ajo mbajti një orar rigoroz të turneut në mënyrë që të mos zhgënjejë fansat e saj. Ajo përshkroi se ndjente dhimbje verbuese dhe spazma të rënda rezultuan në brinjë të thyera si pasojë e sëmundjes tepër të rrallë autoimune nga e cila vuan.