Celebrities Gossip Showbiz

Celine Dion merr pjesë në koncertin e Adele, këngëtarja bën gjestin e papritur!

Dikur, Céline Dion ishte një nga divat më të mëdha të skenës, ndërsa sot ajo është spektatore e performances së Adele. Një moment emocionues u kap nga kamerat gjatë një koncerti të Adele në Las Vegas, ku ajo zbriti nga skena për të përqafuar Céline, e cila ishte ulur në audiencë. Adele e përshkroi Dion si “një nga njerëzit e saj të preferuar ndonjëherë”.

Céline Dion nisi karrierën e saj në skenën e Caesars Palace në Las Vegas në vitin 2003, por tani ajo po e shijon muzikën si spektatore, duke dëgjuar një tjetër emër të madh të muzikës si Adele.

Megjithatë, para dy vjetësh, Dion njoftoi se po përballet me “Sindromën e Personit të Ngurtë”, një gjendje e rrallë që ndikon 1 në 1 milion individë, duke e bërë të vështirë lëvizjen dhe të folurit. Kjo sindromë shkakton tensionim të muskujve në mënyrë të pakontrolluar, duke e bërë jetën e saj artistike të vështirë.