Aktualitet

Celibashi-partive politike: Votimi nga jashtë duhet realizuar vetëm me postë ekspres!

Lidhur me votimin nga jashtë vendit, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njofton partitë politike  se është e pamjaftueshme koha në dispozicion për të dërguar fletën e votimit te votuesi dhe për të pritur votën. Përmes një shkrese, Celibashi informon palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës, ndërkohë që afatet në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë nga 10 në 12 ditë. Në shkresë thuhet:

Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që u duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, në adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit, ishte 54 ditë. Koha më e shkurtër, por që do ta vinte gjithsesi në vështirësi/pasiguri procesin, është 30 ditë. Sikurse ju e dini, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit, daton rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara. Të gjithë operatorët, përfshi edhe atë publik, vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30-54 ditë. Praktikat e vendeve të tjera, ku disa prej këtyre operatorëve janë angazhuar në votimin nga jashtë, konfirmojnë afatin e dërgimit dhe të kthimit të fletëve të votimit nga jashtë, në një periudhe kohore jo me të pakët se 45 ditë.

Ilirjan Celibashi shtoi:

Duhet përjashtuar kategorikisht alternativa e dërgimit të fletës nga votuesit drejt KQZ-së me postë të thjeshtë, pasi kjo e fundit nuk ka gjurmim të asnjë lloji. Dërgesa rekomande disponon një barcode, me anë të të cilit mund të gjurmohet i gjithë rrugëtimi. Edhe dërgesa rekomande, pavarësisht se ka mundësinë e gjurmimit, nuk ka prioritet si dërgesë. Kjo në kuptimin e afateve. Me prioritet, konsiderohet vetëm dërgesa me postë expres”, cilësohet në letrën e Celibashit drejtuar partive politike.

Parlamentaret e 2025-ës, me 5 vota pro, KQZ-ja i dha “dritën jeshile” rregullave për votën dhe listat e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë. Kush kërkon të votojë duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të paktën 68 ditë para zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, zgjedhësit duhet të shkarkojnë e të krijojnë një llogari, të aksesueshme e pa pagesë.