Aktualitet Sport

Çekia publikon listën para duelit me Shqipërinë! Ja kush mungon…

Trajneri i Çekisë, Ivan Hashek, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, ku e para është vizita në Tiranë përballë Shqipërisë.

Tekniku ka ftuar 25 lojtarë për këtë duel dhe atë pasardhës me Gjeorgjinë, teksa bie në sy se janë lënë shumë emra të rëndësishëm duke filluar nga Shik, por edhe Jurashek, Barak, Sadilek apo Çvançara. Risia në listë është Matej Shin, i cili është afruar nga radhët e përfaqësueses U21. Çekia ka një pikë më shumë se Shqipëria dhe Gjeorgjia, ndërsa ka 2 më shumë se Ukraina.

Ne duam të vazhdojmë rrugën e tre ndeshjeve të fundit, të cilat ishin të suksesshme si përsa i përket rezultatit, ashtu edhe lojës. Situata në grup është zhvilluar në mënyrë të tillë që të katër skuadrat janë ende duke luftuar për ngjitjen. Ne do të bëjmë maksimumin që të festojmë në fund”, tha trajneri i cili i beson bazës së lojtarëve me emra si Suçek, Provod, Holesh, Kufal apo Çori, i cili ishte ai i cili shënoi dy golat në sfidën e parë në Pragë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania”.