Sport

Çekia na jep një leksion në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka marrë një tjetër leksion futbolli në Ligën e Kombeve. Pas humbjes në shtëpi përballë Gjeorgjisë, ka ardhur një tjetër në Çeki përballë vendasve, të cilët na kanë mundur me shifrat 2-0 duke shuar thuajse plotësisht ëndrrën për t’u ngjitur në Ligën A.

Vendasit dominuan sfidën, të cilën e nisën në sulm që në minutat e parë duke gjetur një gol të shpejtë. Por duke vazhduar me një presing asfiksues që nuk lejoi asnjëherë kuqezinjtë të dilnin nga zona e tyre,

Reagimi i fillimit të pjesës së dytë, u shua shpejt nga goli i dytë i vendasve, me një tjetër përgjumje të prapavijës që i lejoi Çori të shënonte i qetë në qendër.

Minutat e mbetura ishin mundësi për zëvendësuesit që të tregonin aftësitë e tyre dhe të sillnin pak reagim. Por gjithsesi pa krijuar aksione të mirëfillta, vetëm tentativat e zakonshme nga distanca që duket se janë bërë të evitueshme edhe nga kundërshtarët.

Kësisoj, erdhi një tjetër humbje 2-0 që ngre pikëpyetje reale mbi forcën e kësaj skuadre në vijimësinë e Ligës së Kombeve ku filloi edicionin me pretendime shumë më të mëdha.