Sport

Çeki-Shqipëri, UEFA i beson një arbitri strikt ndeshjen e Nations League

Shqipëria do të përballet me Çekinë me 11 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Për takimin që do mbahet në epet ARENA (Prague), UEFA ka vendosur që të arbitrojë një  gjyqtar francez.

Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë sfidë, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Thomas Leonard është parë e arsyeshme të caktohet arbitër i katërt.

Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitrur në Ligue 1 këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë.