Celebrities Film & Tv Magazine

Çdo rrugë të çon në sallat për të parë filmin “Në Kuadër të Dashurisë” – Director’s Cut!

“Në Kuadër të Dashurisë”, ishte filmi i parë i prodhuar nga Top Media, realizimi i parë i Top Channel Films. Ky projekt bëri bashkë disa nga aktorët më profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit dhe arriti që të korrë një sukses të jashtëzakonshëm.

E tashmë ka kaluar 1 vit që nga premiera e këtij projekti kinematografik që mori të gjithë vëmendjen e publikut. Top Channel Films vjen me një dhuratë për të gjithë publikun. Për herë të parë, “Në Kuadër të Dashurisë” vjen me 15 minuta skena të reja që nuk i keni parë më herët.