Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë gjatë disa debateve mes banorëve, të cilat vazhdojnë që nga ‘Prime-i’ i fundit, më kryesorët janë Luizi, Kejvina dhe Kiara, ku këto të fundit kanë ‘shpërthyer’ në lot.
Pas Kiarës, e cila u prek nga situata ku ndodhej për shkak të Kejvinës, edhe kjo e fundit ka nisur të flasë me tone të larta nëpër shtëpi dhe të qajë duke u shprehur për Luizin me fjalët më të ashpra.
Vijnë e flasin këtu për një shuplakë që i dhashë unë atij. Ai e meriton, ai çdo mëngjes do nga një shuplakë fytyrës bam, që të zgjohet dhe të kthehet si njeri. Ai do shuplaka për çdo ditë sepse përdor dhunën, dhunën verbale, psikologjike. Ai është dëmi i shoqërisë. Shuplaka harrohet, por kjo që ngel këtu, ngel ndër vite dhe të përndjek. Plehër. E urrej. Urrej atë dhe njerëzit si ai.