“Çdo gjë është ashtu si duket” erdhi me episodin e dytë ditën e sotme për të folur për një temë interesante dhe që shumë mund t’i përfshijë padiskutim. Bëhet fjalë për jetën e natës, tema që u diskutua me të ftuarën Ardita Luca.
Njohëse mjaft e mirë e jetës së natës, Ardita na mësoi dhe na njohu më tepër me gjithçka rreth saj. Ajo na tregoi të mirat dhe të këqijat e saj, na njohu me rreziqet, por padiskutim edhe me përfitimet, argëtimin dhe se si shijohet vërtet jeta e natës.
E teksa na tregon se si ajo u bë pjesë e jetës së natës, ajo gjithashtu bëri një përshkim në rend kohor se si ka ardhur dhe ka evoluar jeta e natës në përgjithësi, dhe veçanërisht në Shqipëri. Ardita përshkroi fillimet e jetës së natës në Shqipëri, duke përcjellë emocionet dhe ngjarjet e para.
A ishte kjo fazë një rebelim politik i të rinjve shqiptare?! Duket se kjo çështje ishte mjaft e diskutueshme teksa në studio hasi disa argumente sa pro aq edhe kundër. Por cili është një qytet sot pa jetë nate?! E ftuara Ardita Luca pohon se padiskutim është Tirana, ku nuk mund të dallosh grupet nga njëri-tjetri.
Këto e shumë të tjera do të mund t’i ndiqni në YouTube të Top Albania Radio. Mos harroni gjithashtu të na ndiqni live çdo të enjte nga ora 18:00 deri në orën 20:00, për të diskutuar për disa tema shumë interesante, ndryshe padiskutim, dhe mbi të gjitha për të folur për gjithçka që është ashtu si duket.