Aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The Telegraph’ rreth martesës së saj 22-vjeçare me Michael Douglas.
Është e pamundur që të mos ketë ulje-ngritje nëse jeton me të njëjtin person dhe zgjohesh çdo ditë me të. Unë jam zgjuar me Mike për gati 25 vjet. Më pëlqen të jem e martuar, por është një gjë e çmendur kur e mendon vërtet. A do të martohesh me mua? Sigurisht! Por pastaj mendon për çantën Chanel për të cilën shpenzove një pasuri dhe në fakt nuk më pëlqen më, do ta vendos për rishitje.
Zeta-Jones dhe Douglas u takuan për herë të parë në Francë në 1998-ën pasi u prezantuan nga Danny DeVito. Pasi u martuan në nëntor 2000, çifti u përfol për një krizë duke përfshirë një ndarje të shkurtër në vitin 2013 por arritën ta gjenin rrugën për t’u kthyer tek njëri-tjetri. Ndërkaq, diferenca e tyre 25-vjeçare në moshë ka qenë një çështje shumë e përfolur. Zeta-Jones e bëri të qartë në intervistën e saj se mosha është vetëm një numër.
Ne ecim nëpër një fushë golfi së bashku për katër orë. Kemi gjithashtu shumë ngjashmëri. Ne kemi lindur në të njëjtën ditë, me 25 vjet diferencë. Ne jemi shumë mirë me njëri-tjetrin, e respektojmë njëri-tjetrin dhe kurrë nuk e ndiej se ai është 25 vjet më i madh se unë. Mbaj mend që njerëzit thoshin: “Kur të jesh 50 vjeç, ai do të jetë 75”. Epo, kjo është vetëm matematikë. E di që falënderoj yjet e mi me fat çdo ditë që zgjodha djalin e duhur. Ai është një bashkëshort i mrekullueshëm, një baba i mrekullueshëm, një aktor i mrekullueshëm. Por për ne, ai është thjesht Michael.
Zeta-Jones ka djalin Dylan, 22 vjeç dhe Carys, 19 vjeç, me Douglas, i cili është gjithashtu baba i Cameron, 43 vjeç, nga martesa e tij e parë me Diandra Luker.