Celebrities Gossip Showbiz

Catherine Zeta-Jones tregon publikisht se është e dashuruar me dikë tjetër, burri i saj e ‘mbështet’!

Së fundmi aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones ka treguar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe bashkëshorti i saj Michael Douglas nuk e ka fare problem këtë fakt. 53-vjeçarja e ka bërë këtë deklaratë teksa po shihte ndeshjen finale të Botërorit 2022. Me anë të një postimi në Instagram ylli i filmave ka shkruar:

Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shiko, unë e mbështes Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e bukura, im shoq nuk e ka problem.

Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifoze e vërtetë.

Rikujtojmë, se Catherine ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The Telegraph’ rreth martesës së saj 22-vjeçare me Michael Douglas. Zeta-Jones dhe Douglas u takuan për herë të parë në Francë në 1998-ën pasi u prezantuan nga Danny DeVito. Pasi u martuan në nëntor 2000, çifti u përfol për një krizë duke përfshirë një ndarje të shkurtër në vitin 2013 por arritën ta gjenin rrugën për t’u kthyer tek njëri-tjetri. Ndërkaq, diferenca e tyre 25-vjeçare në moshë ka qenë një çështje shumë e përfolur. Zeta-Jones ka djalin Dylan, 22 vjeç dhe Carys, 19 vjeç, me Douglas, i cili është gjithashtu baba i Cameron, 43 vjeç, nga martesa e tij e parë me Diandra Luker.