Evolimi i Egos kalon në 4 faza që mbase nuk i keni dëgjuar ASNJËHERË!
Një orë me Frankën
15:17 10/02/2021
Pjesa më e madhe e njerëzve janë në fazën e parë, që është “Mungesa e Vetëdijes së Egos”. Në të dytën janë njerëzit që janë “zgjuar” dhe numri i tyre po rritet, kjo quhet “Vetëdija e Egos”. E treta kërkon shumë punë dhe përkushtim, ajo quhet “Vetëdija apo Vëzhguesi”. Dhe e katërta pastaj, mbase nuk do ta arrijmë në këtë jetë shumica prej nesh, e cila quhet “Ndriçimi Shpirtëror”. Në cilën fazë mendon se je? Na e thuaj në komente.
Çfarë është egoja dhe pse ka kaq shumë RËNDËSI të punojmë me të?
Një orë me Frankën
15:14 10/02/2021
Egoja është një shumatore e gjithë eksperiencave tona të kaluara. Në bazë të këtyre përvojave personale ne kemi përjetuar ndjenja, mendime dhe zhvilluar besime të ndryshme. Egoja gjithashtu është dhe emri,mbiemri që kemi në pashaportë e shumë më shumë. Kjo Ego megjithatë duhet përpunuar, duhet të vëzhgohet, duhet të hapet kundrejt ekpseriencave të reja që ne duhet ti lëmë të mësojmë prej tyre dhe jo ti kundërshtojmë me kokëfortësi. Zhvillimi i Vërtetë i Qënies vjen kur e vëmë Egon në Gjumë. Si bëhet kjo? Ndiqni emisionin me Franka Ikonomi.
Beatrix Ramosaj: “Ta duash veten nuk vjen aq lehtë,mua më janë dashur shumë vite ta vlerësoja veten”
Një orë me Frankën
21:04 26/01/2021
"Një orë me Frankën" flet Beatrix Ramosaj për dashurinë ndaj vetes.
Më është dashur shumë kohë me veten, të jem në qetësi vetëm, sepse duket sikur nuk është e rëndësishme, por është gjëja më e rëndësishme në botë. Rrezaton komplet dritë tjetër kur je në paqe me veten, je komplet dritë dhe askush nuk mundet me ta ndal dritën.
Beatrix thotë se GOAl-i është të dashurosh veten me të gjitha të mirat dhe të këqijat. Beatrix na motivon duke na thënë se të gjithë jemi të vecantë, askush nuk është perfekt, por secili ka të bukurën e vet, magjinë ndryshe nga të tjerët.