A i zgjedhim kafshët shtëpiake duke u bazuar tek vetja jonë?!
Ju Flet Trupi
16:14 29/03/2021
Të gjithë e kemi pak të vështirë për të krijuar një simpati për dikë apo ata për ne, sepse shohim shumë të meta dhe ndonjëherë mendojmë se personi tjetër nuk na kushton vëmendjen e duhur. Sot në emisionin “Ju Flet Trupi” tema e diskutimit ishte se si të krijojmë simpati.
Adi Pojana
Foni Ilia
Saix Dj
Duhet përmendur fakti se edhe kafshët mund t’ju ngjasojnë pronarëve të tyre. Zgjedhjet tona për kafshët shtëpiake variojnë duke u bazuar nga pamja fizike deri tek gjendja jonë shpirtërore.
Mos hidhni parfum në takimin e parë!
Ju Flet Trupi
20:56 27/02/2021
"Ju flet trupi" nisi si çdo të shtunë, dyshja Adi dhe Foni na zbuluan sekretet e flirtimit.
Vera është sezoni ideal për të bërë miq të rinj, por shpesh shikohet edhe si një mundësi flirtimi. Adi dhe Foni zbulojnë disa nga sekretet si mund të flirtoni në plazh, por parimisht duhet të ndiheni mirë me veten dhe trupin tuaj.
Për takimin e parë mes një mashkulli dhe një femre janë një sërë rregullash që duhet të jenë nga të dyja palët.
Femrat nuk duhet të vishen me të zeza, gjithashtu edhe meshkujt s'duhen të veshin ngjyrat kafe.
Nuk duhet të bejnë gjeste me duar apo me këmbë. Aroma e gojës dhe dhëmbët janë një tjetër tipar që në takim të parë lenë përshtypje ,kështu që vajza-djem kini kujdes!
Mos harroni të mbani pastër thonjtë, flokët dhe një tjetër detaj që do t'ju habisë është parfumi. Normalisht që kur dilni për herë të parë me një djalë mendoni të përdorni parfumin që ju rri më mirë dhe më të shtrenjtin, por jo.
Sipas studimeve sugjerohet që të mos përdorni parfum, mashkulli ose femra duhet të dashurohet me aromën e trupit, jo të parfumit.
Vajzat në plazh kanë tendencën të tregojnë gjinjtë e ndërsa meshkujt duan të hapen e të bien në sy. Këto dhe shumë të tjera do t'i mësoni nga Adi Pojana dhe Foni Ilia.