Administrata paralele! – Fol me Anila Hoxhën 27/04/2024
Fol
20:50 27/04/2024
Në episodin e shtatë të podcastit të Anila Hoxhës në Top Albania Radio është trajtuar çështja e shkarkimeve nga puna, mbrojtjen e të punësuarve si nënpunës civil kur vlerësohen me notën katër që në rast se përsëritet sjell largimin. Sa të mbrojtur jemi nga punëdhënësit? Eksklusivisht në podcast dalin të dhëna mbi faturën e shkarkimeve të padrejta në adminiatratë që për 10 vjet kap shifrën e përmbi 17 miliardë lekë.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Odisea e Pensionistëve! – Fol me Anila Hoxhën 30/03/2024
Fol
20:35 30/03/2024
Në episodin e gjashtë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar çështja e pensioneve. Në kërkim të dëshmitarëve dhe të çdo prove që vërteton vitet e punës, të moshuarit pa pension po përballen po ashtu edhe me stokun e dosjeve. Shifra e qytetarëve që presin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë apo edhe në 2 gjykata të shkallës së parë administrative të Tiranës dhe të Lushnjës janë të larta. Ky fenomen ka vite që vërehet në gjykata dhe që pranohet edhe nga vetë gjyqtarët.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Nga robëria ndaj varësisë e deri tek relapset, Andrin Tahiri ka një mesazh për rininë shqiptare!
Fol
20:02 26/02/2024
Duhet thënë lufta ndaj drogës nuk është eskluzivitet vetëm i autoriteteve të drejtësisë, që megjithatë janë hallka më e rëndësishme. Por edhe pushteti vendor është po aq i rëndësishëm pa lënë mënjanë edhe institucionet arsimore. Për rikuperimin e personave të varur nga droga, bashkohet në episodin “Thuaji jo drogës”. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Shefi i Antidrogës Rezar Velmishi: “Ata që janë përdorues, kryesisht janë edhe shpërndarës”!
Fol
20:00 26/02/2024
Prokuroria më e madhe në vend ajo e Tiranës pranon se për të njëjtën kohë policia e kryeqytetit i referoi dosjet për gati gjysmën e këtyre çëshjeve në rang vendi me një shifër prej 4740. Por megjithë këto të dhëna, si të akuzuar përfunduan në gjykatë 663 prej tyre u ngrit akuza e shpërndarjes. Për të tjerët hetimi u pushua apo u mos fillua, sepse prokurorët konstatuan se dozat ishin të papërfillshme dhe se poseduesi ishte përdorues, një konkluzion i bazuar në përgjigjjet e Policisë Shkencore dhe të Mjekësisë Ligjore. Shefi i antidrogës Rezar Velmishi është me ne i ftuar në këtë episod, për të na treguar se çfarë duhet bërë veç ndryshimit të ligjit për narkotikën. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Gjyqtari i lartë z. Sandër Simoni zbulon grupmoshën më të rrezikuar ndaj varësisë!
Fol
19:57 26/02/2024
Gjatë këtij investigimi ne konstatuam se për 4 vitet e fundit emrat e 10176 shtetasve të arrestuar me doza të vogla u dorëzuan për analiza toksikologjike pranë mjekësisë ligjore në Tiranë. Kjo e dhënë konfirmohet nga instituti gjatë këtij investigimi për Qendrën “FOL”. 85 përqind e rasteve kanë rezultuar pozitivë, pra përdorues. Problemi i parë për të minimizuar shpërndarjen e drogës vjen nga vakumi në ligj që po shfrytëzohet nga grupet kriminale, të cilat po angazhojnë përdorues për tu shitur drogë e për të futur në kurth viktimat e radhës. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
“Një zanafillë që nuk ka fund”, historia shokuese e varësisë treguar nga një përdorues!
Fol
19:53 26/02/2024
600 persona u arrestuan së fundmi si shpërndarës droge në të gjithë vendin e megjithatë ky është vetëm njëri aspekt. Nuk disponohen të dhëna se sa është numri i përdoruesve qoftë dhe përafërsisht. E nisim me Klajdin, përdorues heroine, i cili ditën që u gjend pa para u rekrutua si shpërndarës për të siguruar të ardhura për dozat. Është arrestuar 3 herë dhe së fundmi është kthyer në një nga bashkëpuntorët e shumë që policia po i angazhon si blerës të infilturuar për frenuar fenomenin. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Thuaji jo drogës! – Fol me Anila Hoxhën 24/02/2024
Fol
20:53 24/02/2024
Episodi i pestë i podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” trajton problemin e shpërndarjes së drogës, alarmin që përdorimi ka zbritur tek të miturit. Problemet me ligjin, mungesën e qendrave dhe të dhëna që dalin për herë të parë. Përfshin intervista me një përdorues, një gjyqtar të lartë, shefin e antidrogës dhe shefin e toksikologjisë. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.