Sport

Carvajal kundër kalendarit të ngjeshur: Greva e vetmja zgjidhje

Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal ka dalë hapur kundër kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Carvajal shprehet se nëse vazhdohet kështu, rruga e vetme mbetet greva.

“Mendoj se çdo futbollist do të thotë të njëjtën gjë. Nuk është vetëm mendimi i Rodrit. Ky është mendimi i të gjithë lojtarëve dhe nuk vazhdohet kështu. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç grevës. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por është diçka që na shqetëson, sepse jemi ne ata që e vuajmë.”, u shpreh Dani Carvajal.