Sport

Carvahal: Edhe mund te largohem nga Real Madrid, nuk ka rinovim

Dani Karvahal nuk e ka ende të qartë se ku do të luajë pas verës së ardhshme. “Kam kontratë deri në verën e ardhshme dhe për momentin nuk kam vendosur asgjë. Dua të shijoj çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore. Me kalimin e viteve, e kupton vetë se kur të vjen fundi”, ka deklaruar ai.

“Marrëdhënia që kam me drejtuesit e klubit është shumë e qartë. Nëse të dyja palët janë dakord, këtu më keni edhe për disa vite. Nëse jo, atëherë do të shoh alternativat e mia”.

“Europa është dëshira ime e parë. Nuk do të doja të shkëputesha me familjen time në një vend të largët. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Për momentin kam tri opsione, por nuk kam vendosur” – tha ai.