Reperja e njohur amerikane Cardi B është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë një vajzë. Kjo u bë e ditur nga vetë artistja, teksa ndau edhe fotot e para të vogëlushes nga spitali. Reperja e kishte bërë të ditur shtatzëninë e saj vetëm muajin e kaluar, mes procedurave të divorcit me partnerin e saj prej shumë kohësh Offset.
Offset ishte po ashtu i pranishëm në spital, sipas fotografive që publikoi Cardi B, ndërsa ai pozonte me të porsalindurën e tyre. Në spital ishin po ashtu edhe dy fëmijët e tjerë të tyre. Offset tani është prind i gjashtë fëmijëve me katër gra të ndryshme.
Cardi B dha së fundmi një përditësim se si po e kalon këtë periudhë. Reperja 31 vjeçe me anë të një postimi në Instagram ndau gëzimin për vajzën e saj të re dhe falënderoi fansat për mbështetjen dhe shqetësimin e tyre.
Faleminderit të gjithëve që më keni treguar kaq shumë dashuri. Jam shumë e dashuruar me fëmijën tim të vogël!! Ajo është kaq e lezetshme dhe e vogël. Ndihem mirë, shumë e fuqizuar, shumë nënë. Por po, faleminderit shumë. Mos gjykoni!! Shihemi së shpejti!
Rikujtojmë se, 31-vjeçarja e ndau lajmin e shtatzënisë vetëm disa orë pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi i Migos, Offset. Një përfaqësuese e Cardi B konfirmoi për Associated Press se ajo bëri kërkesë për shkurorëzim, por “kjo nuk bazohet në ndonjë incident të veçantë, ka kaluar një kohë e gjatë dhe është miqësore”.
Çifti më me ndikim në rrymën hip-hop u martua në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë. Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, ka gjithashtu tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, sipas Entertainment Tonight. Gjatë një live në Instagram në dhjetor, Cardi B zbuloi se ishte beqare.