Reperja e njohur amerikane Cardi B është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë një vajzë. Kjo u bë e ditur nga vetë artistja, teksa ndau edhe fotot e para të vogëlushes nga spitali.
Reperja e kishte bërë të ditur shtatzëninë e saj vetëm muajin e kaluar, mes procedurave të divorcit me partnerin e saj prej shumë kohësh Offset. Offset ishte po ashtu i pranishëm në spital, sipas fotografive që publikoi Cardi B, ndërsa ai pozonte me të porsalindurën e tyre. Në spital ishin po ashtu edhe dy fëmijët e tjerë të tyre. Offset tani është prind i gjashtë fëmijëve me katër gra të ndryshme.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se, 31-vjeçarja e ndau lajmin e shtatzënisë vetëm disa orë pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi i Migos, Offset. Një përfaqësuese e Cardi B konfirmoi për Associated Press se ajo bëri kërkesë për shkurorëzim, por “kjo nuk bazohet në ndonjë incident të veçantë, ka kaluar një kohë e gjatë dhe është miqësore”.
Çifti më me ndikim në rrymën hip-hop u martua në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë. Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, ka gjithashtu tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, sipas Entertainment Tonight. Gjatë një live në Instagram në dhjetor, Cardi B zbuloi se ishte beqare. Ajo dhe Offset kanë pasur disa ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, me Cardi B që ka paraqitur kërkesë për divorc dy herë më parë. Fansat filluan të spekulojnë se marrëdhënia e tyre ishte drejt fundit në fund të vitit të kaluar, kur nuk po e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.