Celebrities Gossip Showbiz

Cardi B i përgjigjet akuzave të bashkëshortit të saj për tradhti!

Reperja e njohur Cardi B ka mohuar pretendimet se ka tradhtuar bashkëshortin e saj Offset. Reperi ka postuar një story në Instagram duke thënë se gruaja e tij ishte tradhtare dhe e fshiu pak më vonë. Cardi B këndoi këngën “I Should’ve Cheated” nga Keyshia Cole përpara se të tregonte të vërtetën e saj. Këngëtarja u shpreh se:

Mos i kushtoni vëmendje fshatarit. Unë jam Cardi B. Nëse do t’ia jepja këtë *** dikujt, do isha askushi. Unë nuk ia jap gjithkujt. Nuk mund të shkoj me këdo. As në industrinë e muzikës nuk mund të shkojë me këdo sepse do tregonin. Pra, të lutem djalë, mos u bëj budalla. Mos luaj me mua. 

Rikujtojmë, se Offset dhe Cardi B u martuan në një martesë të fshehtë në vitin 2017 dhe tre muaj më vonë një kasetë seksuale e tij me një grua tjetër u zbulua në internet. Ai thuhet se e ka tradhtuar të paktën dy herë, duke bërë që Cardi të paraqesë kërkesë për divorc përpara se të kthehet së bashku me Offset. Ata kanë dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare të quajtur Kulture dhe një djalë të quajtur Wave.