Këngëtraja e njohur Cardi B gjithmonë është përgjigjur kur i janë drejtuar pyetje në lidhje me kirurgjinë plastike dhe përmirësimet e tjera të trupit, që ajo ka bërë që kur ishte striptiste në moshën 18-vjeçare. Dhe tani, kanë filluar të qarkullojë komente rreth saj se i është nënshtruar një ndërhyrje në pjesën e barkut pas lindjes së djalit të saj në fillim të muajit shtator.
Reperja ka vendosur që të jetë shumë e hapur dhe e sinqertë edhe këtë herë me të gjithë ndjekësit. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ajo ka treguar gjithçka. Në video, Cardi filloi duke pranuar të gjitha komplimentet e mahnitshme që ajo kishte marrë në lidhje me trupin e saj pas lindjes së fëmijës së dytë.
Për pjesën që a ka bërë ndëryhrje ajo pas lindjes për të rregulluar përsëri format e saj të trupit, përgjigja e Cardi B ka qenë jo dhe ka treguar se:
Ju nuk mund të bëni operacion pasi të keni lindur, veçanërisht unë që am humbur shumë gjak gjatë lindjes.
Ajo vazhdoi t’i premtonte 111 milionë fansave dhe ndjekësve të saj në Instagram se një ditë ajo do të fliste me ta për lindjen e saj të çmendur.
Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Cardi B asnjëherë nuk ka pasur kurrë frikë që të guxojë. Së fundmi ajo vendosi që t’i mahniste të gjithë me paraqitjen e saj, në ekspozitën e Thierry Mugler gjatë Javës së Modës në Paris. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ‘Musee Des Arts Decoratifs’ reperja dukej mjaft sensionale me fustanin e kuq, i cili kishte gura të shkëlqyeshëm kudo. Pjesa më e rëndësishme e të gjithë veshjes ishin pendët e pafundme në pjesën e kurrizit të cilat vinin deri lart dhe e mbulonin atë.
Në momentin që ajo u sigurua që kishte vëmendjen e të gjithëve filloi të pozonte përballë kamerave. Pëveçse ishte e veshur me fustanin e shëndritshëm dhe me gurat e pafundëm ajo çfarë ra në sy ishin edhe vetullat e saj të mbushur plot me gurë po në njgyrë të kuqe. Këngëtarja gjitmonë ka qenë në qendër të vëmendjes me mënyrën e saj të veshjes dhe të paraqitjes në eventet ku ajo është e ftuar.