Reperja e njohur Cardi B ka shprehur mbështetje të fortë për zëvendëspresidenten Kamala Harris gjatë një tubimi në Wisconsin, duke zbuluar se fillimisht nuk kishte në plan të votonte në zgjedhjet e këtij viti. Ajo theksoi se ndryshoi mendim sapo mori vesh për kandidaturën e Harrisit kundër Donald Trump.
Unë nuk kisha në plan të votoja, por kur mësova për kandidaturën e Harris, e mendova ndryshe
Gjatë fjalës së saj, ajo kritikoi ish-presidentin Trump, duke e quajtur atë “bullizues”. Cardi B nënvizoi se Trump kishte thënë se do të mbrojë gratë, por vetëm nëse ato e pranojnë këtë mbrojtje, duke theksuar se përkufizimi i tij nuk përfshin lirinë e zgjedhjes.
Unë nuk do t’i jap Donald Trump një shans të dytë
– shtoi ajo, duke e lidhur përvojën e saj me atë të Harrisit, e cila sipas saj përballet me nënvlerësimin dhe kritikat.
Gratë duhet të punojnë dhjetë herë më shumë dhe ende pyesin se si arritëm në majë
– tha reperja, duke theksuar se si Harris, ashtu edhe ajo, përballen me sfida të ngjashme.
Cardi B përfundoi duke theksuar se nuk do ta toleronte bullizmin dhe se, si Harris, ajo gjithmonë do të ballafaqohet me të.