Reperja e njohur Cardi B ka konfirmuar së fundmi se ajo dhe Offset i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Me anë të një postimi në Instagram Cardi pranoi se nuk “mendon” se burri i saj e tradhtoi me Chrisean Rock, por gjithashtu nuk është e interesuar të dijë të vërtetën.
Nuk më intereson ta zbuloj sepse kam një minutë që jam beqare. Unë thjesht nuk di si t’i tregoj botës.
Ajo sugjeroi se ajo dhe reperi kishin probleme me kohë, por mezi po pret të fillojë një vit të ri.
Jam kurioze për një jetë të re, një fillim të ri.
Cardi dhe Offset fillimisht ndezën thashethemet e ndarjes disa ditë më parë kur ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në mediat sociale. Offset para disa muajve i dha fund zërave që aludonin se ai e kishte tradhtuar Cardi B. 31-vjeçari zbuloi për podcast-in ‘Way Up With Yee’ se:
Ajo është gruaja ime. E dua deri në vdekje.
Reperi i “Migos” pranoi gjithashtu se gabimet e tij të së kaluarës vazhdojnë të ndjekin marrëdhënien e tyre.
Të jem i sinqertë, e urrej faktin që sa herë që ajo ka një problem me dikë tjetër, ata e rikthejnë të kaluarën time. E kaluara ime mbulon gjithçka që kam bërë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam bërë asgjë.
Rikujtojmë, se Offset i propozoi reperes në tetor 2017 në koncertin vjetor të Power 99 të Powerhouse në Filadelfia. Në shtator 2020, Cardi paraqiti kërkesë për divorc nga Offset, duke pretenduar se martesa e tyre ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”. Megjithatë, dyshja që atëherë i kanë zgjidhur gjërat. Çifti kanë dy fëmijë, Kulture Kiari Cephus dhe Wave Set Cephus. Offset ka gjithashtu djemtë Jordan Cephus dhe Kody Cephus dhe vajzën Kalea Marie Cephus nga lidhjet e mëparshme.