Celebrities Music Showbiz

Capital T rikthehet sërish në Tiranë me koncertin e tij madhështor “Time Capsule”!

Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Capital T në rrjetet e tij sociale sociale. Deri tani nuk ka zbuluar ende detaje, por me siguri do jetë një mega-koncert.

Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë “Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e fansave. Më pas, vitin që shkoi ai e mbajti koncertin në Prishtinë, ku mes shumë të tjerëve ishte i ftuar dhe artisti me famë ndërkombëtare Akon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë bukuroshja në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.

Ama së fundmi sapo është vërtetuar më shumë se të dy janë në një lidhje. Kjo pasi në episodin e djeshëm të “Pushime On Top”, ku Capital T ka performuar në “South Outdor Festival”, Adrola nuk ka mundur t’i shpëtojë nga kamerat, ku ndodhej mes audiencën duke shijuar koncertin dhe këngët e Capital T.