Një 37 vjeçar nga Peshtan Bregasi në Fier është arrestuar në flagrancë pasi policia i gjeti lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza. Ndërkohë në kërkim është shpallur babai 61 vjeçar i 37 vjeçarit, Joni (Ervin) Muçaj. Sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, një shumë parash prej 2 milion lekësh e 700 euro, që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas një pune të mirëfilltë policore kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Peshtani”.
Për këtë rast u arrestua shtetasi J(E).M., 37 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, Fier.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, tre gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.
Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi D.M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit J(E). M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.