E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Klotilda Harka, për të folur lidhur me ‘kulturën e kancelimit’ në botë, nisur nga rasti i aktores së njohur Blake Lively. A ekziston kjo lloj kulture në Shqipëri, apo thashethemet veprojnë ‘në të mirën’ e VIP-ave?!
Këtu tek ne është e kundërta komplet. Në momentin që dikush përfshihet në një thashethemnajë ose i del nami si ai njeriu i keq, ai njeriu problematik, ai ecën më shumë në këtë treg, Nuk ekziston prishja e imazhit të mirëfilltë, ashtu siç duhet të ndodhë. Antireklama, reklama e keqe, këtu i shërben personazhit. Në raste shumë të rralla prishet imazhi. Por në raste shumë të rralla. Kultura e kancelimit është një lloj gjyqi publik që u bëhet individëve të caktuar, të famshëm ose jo.