Celebrities

Camilla nuk do ta falë kurrë Meghan Markle sepse ajo lëndoi Charles!

Duket se situata në familjen mbretërore britanike do të jetë gjithnjë e tensionuar teksa pjesëtarët e familjes kanë marrëdhënie të ndërlikuara, ndërkohë që largimi i Princ Harry dhe Meghan Markle i ka përkeqësuar gjërat një herë e mirë.

Një burim për mediat e huaja tregon se Dukesha e Cornwall dhe Dukesha e Sussex-it kanë patur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, por largimi i bujshëm i dyshes nga pallati mbretëror i ka ndryshuar raportet. Dukesha e Cornwall duket se nuk do ta falë kurrë Meghan Markle pasi ajo lëndoi bashkëshortin e saj.

Që prej çastit kur Princ Harry dhe gruaja e tij u larguan nga pallati, është diskutuar shumë për marrëdhënien e Dukës së Sussex-it dhe babait të tij Princit Charles. Në një intervistë disa muaj më parë, Harry pranoi se familja e tij e kishte përjashtuar ekonomikisht dhe se ai ishtë i lënë mënjanë nga ana e Charles.

Siç pritej, largimi ka qenë i vështirë për Princin Charles, i cili duket se gjatë kësaj drame në familje ka patur mbështetjen e plotë të bashkëshortes së tij Camilla. Burime për mediat e huaja edhe kohë më parë, janë shprehur se Camilla është shumë e dashur dhe e përkushtuar tek Charles dhe është ajo që e mbështet në çdo problem që ai has.

Ndërkohë, tashmë një burim nga brenda familjes tregon se Megxit i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm jo vetëm Charles, por edhe marrëdhënies mes Camilla dhe Meghan. Ndërkohë, kujtojmë se Princ Harry pritet të publikojë një libër nga jeta e tij së shpejti, i cili duket se do të trazojë edhe më shumë raportet në familje.

Ndërkohë që të gjithë pjesëtarët e familjes kanë shprehur frikë për ato që Harry do të zbulojë, gjithashtu ka patur frikë edhe për faktin se ai mund të nxjerrë në pah të vërteta të frikshme për raportin mes tij dhe gruas së babait Camilla.