Artistja e njohur Camila Cabello ka dhuruar mbrëmjen e djeshme një performancë të paharrueshme për hapjen e finales së UEFA Champions League 2022 në Francë. Përpara përballjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit, këngëtarja 25-vjeçare dha një spektakël shumëngjyrësh për mijëra tifozë në Stade de France në Paris. Festimi me temën e karnavaleve e cila përkonte fiks edhe me origjinën e Camilla-s.
EXACTO
STREAM FAMILIA pic.twitter.com/EjU790bBoT— elisa (@bpcabello) May 28, 2022
Bukuroshja solli një bashkim të hiteve të saj më të bukura dhe më të suksesshme deri më tani si “Senorita”, “Bam Bam” dhe “Don’t Go Yet”. Në një intervistë të fundit me Billboard, Cabello diskutoi për ndërthurjen e elementeve të kulturës së saj latine në muzikën e saj të re dhe në çdo aspekt të jetës së saj. Në lidhje me performancën e ditës së djeshme ajo u shpreh se:
Muzika ime, ndihem gjithmonë e lumtur se dëshmon trashëgiminë time kubano-meksikane, kështu që do të ketë këngë nga familia atje.
Performanca ishte një përshtatje e natyrshme për Cabello, e cila u rrit duke parë Kupën e Botës me familjen e saj çdo katër vjet.
Nga çdo sport, është i vetmi që e kuptoj me të vërtetë dhe ai që më bën më të bezdisur sepse dua ta ndjek gjithmonë. Gjithmonë kam dashur të shoh një lojë futbolli personalisht.
Cabello ka qenë gjithmonë hapur krenare për kulturën e saj latine, dhe në albumin e saj të fundit në studio “Familia” kjo lidhje festohet thellësisht përmes instrumenteve të gjalla dhe një numri këngësh në gjuhën spanjolle, duke përfshirë “Celia”, “Hasta Los Dientes” me Maria Becerra. Ceremonia e hapjes së finales së UEFA Champions League, e prezantuar nga Pepsi, u transmetua në më shumë 200 vende dhe territore në mbarë botën.