Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Camila Cabello bën ndryshimin e papritur, kthehet në një bjonde platin!

Camila Cabello i befasoi fansat e saj me një ndryshim drastik të pamjes së saj,  pasi këngëtarja la pas ngjyrën e saj klasike të zezë të flokëve për ta kthyer atë në bjonde platin. Këngëtarja 26-vjeçare e zbuloi këtë ndryshim në llogarinë e saj në Instagram me një video të titulluar: “Është koha”.

Në klip këngëtarja e hitit ‘Senorita’ shfaqet me videokamerë në dorë. Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë që i linte të zbuluar një pjesë të barkut.  Por surpriza më e madhe ishte kur artistja tregoi flokët e saj të rinj biondë, të cilët dukeshin të lagur. Ajo e kompletoi pamjen e guximshme me eyeliner të zi të errët dhe një shtresë me shkëlqim buzësh rozë.

Page Six Style konfirmoi përmes një burimi se stili i ri i Camila-s shënon një ‘epokë të re’ në karrierën muzikore të ish-yllit të Fifth Harmony.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by camila (@camila_cabello)

Stilistja e saj Nikki Lee u shpreh:

Camila donte të bënte një ndryshim të madh për vitin 2024 dhe sigurisht ku kishte ide më të mirë se sa të bëhesh bionde platin, një ngjyrë që nuk e kishte pasur kurrë më parë! Ne i premtuam njëri-tjetrit se mund t’ia dilnim, por vetëm nëse do t’i ruanim flokët e saj sa më të shëndetshëm. Arritëm në këtë ngjyrë me tre faza. Kur kaloni nga flokët pothuajse të zeza në flokë bjonde platin, është e rëndësishme të jeni të durueshëm dhe të kuptoni. se është një proces.

Ndryshimi i madh i Camila Cabello krijoi menjëherë një valë komentesh në postimin e saj në Instagram, me shumicën e 66.5 milionë ndjekësve të saj të adhuruar duke i bërë komplimente.